Çfarë është kumari?

 

Kumari është akti që kryejmë duke vendosur një bast të çfarëdoshëm. Ne mund të vendosim si bast para apo dhe një objekt ose send të caktuar, dhe ti rrezikojmë ato për të fituar diçka edhe më të madhe. Çdokush, i cili përfshihet në aktivitete kumari ka mundësi të mëdha për të krijuar varësi ndaj tij, por jo gjithnjë kumari mund të të çojë drejt varësisë.

Kumari fillon të bëhet problem kur ai shkakton probleme. Jo të gjithë personat që luajnë kumar dhe problemet që ata ndeshin janë njësoj. Personat që luajnë kumar mund të jenë të moshave, profesioneve dhe niveleve shoqërore të ndryshme.

Ka disa arsye përse njerëzit zgjedhin të luajnë kumar. Dikush zgjedh të luaj nga kurioziteti për të provuar fatin në lojërat e fatit, dikush luan për të kaluar kohën e lirë e për tu argëtuar, dikush se ka krijuar varësi, dikush tjetër për tu larguar ngamonotonia e përditshmërisë dhe dikush tjetër për të fituar.

Por për të gjithë këta persona loja e kumarit ka shumë mundësi të krijojë varësi. Ka mënyra të ndryshme të së luajturit kumar…

 

Lexo më shumë

Varësia nga kumari

 

Varësia nga kumari prek këdo, meshkuj dhe femra, të rinj e të moshuar, të varfër e të pasur. Një person i cili ka krijuar varësi nga kumari nuk mund të kontrollojë impulsin e kontrollit gjatë lojës së kumarit, edhe nëqoftëse është i vetëdijshëm që më vonë do të ketë pasoja mbi të.

Personi i varur nga kumari do të luajë edhe nëqoftëse është moralisht mirë ose keq, trokë ose i pasur, por edhe kur e di se probabiliteti është kundër tij ose edhe nëqoftëse ai nuk mund të përballojë dot pasojat që mund të sjellë humbja. Kumari problematik është çdo sjellje e të luajturit e cila sjell shqetësim në jetën e lojtarit.

Nëse personi vazhdimisht harxhon shumë e më shumë kohë dhe para në të, duke humbur herë pas here, ose duke luajtur pavarësisht pasojave serioze në jetën e tij, PO, ËSHTË I VARUR NGA KUMARI.

Varësia nga kumari është shpesh e lidhur me sjellje të tjera ose çrregullime humori. Shumë persona të varur nga kumari gjithashtu vuajnë nga stresi, depresioni, ankthi ose nga bipolariteti. Njerëzit luajnë kumar për arsye të ndryshme dhe e bëjnë atë në mënyra të ndryshme. Disa luajnë për të ndjerë emocione…

 

Lexo më shumë

Zhvillimi i varësisë

 

Është paksa e veshtirë të kuptohet se kur loja e kumarit fillon të bëhet problem për dikë. Për arsye se secili është i ndryshëm nga tjetri dhe emocionet përjetohen ndryshe. Nëqoftëse të afërmit tuaj vënë re apo edhe nëqoftëse ju kuptoni se kumari po shkakton probleme atëherë duhet të filloni të vini në lojë arsyen. Për të vënë re nëqoftëse loja juaj është duke u bërë problem në jetën tuaj, ne ju ofrojmë një test për të kuptuar më mirë nivelin që jeni.

Nëqoftëse kumari nuk është më argëtim për ju, dhe ju keni vënë re që ai po bëhet problem në jetën tuaj, shpeshherë do jeni duke pyetur veten tuaj se përse vazhdoni të luani. Por, kumari nuk lind si një problem apo si një ves, ai vjen si një argëtim. Sidoqoftë varësia e kumarit rritet brenda jush në mënyrë të fshehur dhe në çastin që krijohet varësia fillojnë problemet.

Personat të cilët luajnë kumar shpesh e pyesin veten se përse nuk heqin dot dorë. Edhe pse varësia nga kumari nuk është substanciale sic është alkooli apo droga, kumari kategorizohet si një varësi në të njëjtën shkallë me drogën dhe alkoolin në DSM-5. Kumari është një varësi që krijon të njëjtat karakteristika në aktivitetin e trurit si të gjitha substancat e tjera, dhe dëshira për ta lënë ndonjëherë nuk mjafton. Në literaturat e varësive një nga shpjegimet kryesore është se edhe pas shumë tentativave të pasuksesshme, personat mund të heqin dorë nga ai…

 

Lexo më shumë

Këshilla për lojtarin

 

Hapi më i madh për të shëruar problemin e varësise së kumarit është që të pranoni që ju jeni të varur ndaj tij. Kjo kërkon një forcë shumë të madhe dhe kurajo për ta pranuar këtë varësi sidomos kur ju keni humbur shumë para në kumar dhe keni prishur shumë marrëdhënie gjatë kësaj kohe.

Mos u dëshpëroni dhe mos qëndroni vetëm në depresion. Shumë të tjerë kanë qenë në situatë të tillë dhe kanë triumfuar mbi vesin dhe kanë rindërtuar jetën e tyre. Po,dhe ju mundeni.

A shkoni luani kumar kur jeni vetëm ose të mërzitur? Ose pas një dite të lodhshme në punë ose pas një sherri me gruan tuaj? Kumari mund të jetë një mënyrë për të kaluar momente jo të mira. Por duhet të dini se ka dhe mënyra më të shëndetshme dhe më efektive për të kontrolluar streset apo ndjesitë e tjera jo të mira. Mund të merreni me  ushtrime fizike, të kaloni më shumë kohë me miqtë të cilët nuk luajnë kumar, të krijoni hobe të reja ose të praktikoni teknika relaksuese si meditimi.

Forconi rrjetin e përkrahjes. Është shumë e vështirë të mposhtni këtë varësi pa mbështetje, prandaj komunikimi me miqtë apo familjarët tuaj është i rëndësishëm. Nëqoftëse rrjeti juaj i përkrahjes është shumë i vogël atëherë ka mënyra të tjera sesi ju të bëni miq të rinj pa shkuar të luani në kazino apo të vini baste…

 

Lexo më shumë

Këshilla për familjarët

 

Ndiheni shumë të tronditur sepse dikush që ju e keni përzemër ka krijuar varësi ndaj kumarit? Është e vështirë ta përballoni, por ka disa mënyra sesi mund të ndihmoni veten tuaj.

Të ndiheni keq është normale

Shumë persona e kanë të vështirë të kuptojnë sesi është e mundur që dikush mos t’i thotë dot jo kumarit edhe pse ai po i shkakton probleme. Ndaj është normale të ndiheni të inatosur dhe të mërzitur me lojtarët e kumarit.

Njerëzit zakonisht pyesin: “Si mund t’i bëj ta ndalojnë?” apo “Çfarë mund të bëj që ata të kuptojnë se e kanë gabim?”

Nëqoftëse një person i dashur për ju ka probleme me kumarin ka shumë mundësi që ju të keni një marrëdhënie konfliktuale me të. Ju ndoshta keni kaluar shumë kohë dhe energji duke u përpjekur ta largoni personin tuaj të dashur nga kumari ose jeni munduar ta mbuloni atë. Në të njëjtën kohë ju ndoshta jeni shumë të nxehur dhe të mërzitur me të sepse ai ndoshta ka luajtur prapë dhe ndiheni shumë të lodhur duke bërë përpjekje pa rezultat.

Personi juaj i dashur ndoshta ka marr para borxh ose edhe ndoshta ka vjedhur para pa marr parasysh mënyrën sesi do i kthejë ato. Ai mund të ketë shitur shumë sende familjare ose edhe prona dhe ndoshta është futur në borxhe shumë të mëdha. Por kujdes, përpara se ti ndihmoni kini parasysh se ata bëhen shumë të mirë kur kërkojnë para borxh

 

Lexo më shumë

Blogu ynë

Partnerët tanë